Evis HALILI
Shkup, 13 shtator – Prej më shumë se dhjetë vitesh niveli i punësimit të gruas nuk ka lëvizur. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm një e treta e fermave figurojnë të punësuara, shkallë kjo që është shumë më e vogël sesa tek meshkujt, shkruan gazeta KOHA. Struktura diskriminuese gjinore vijon të jetë e pandryshuar prej disa vitesh për shkak të kushteve jo te favorshme ekonomike dhe sociale që nuk kanë arritur të forcojnë pozitën e gruas, por edhe të profileve të munguara që i kërkon tregu i punës. Kështu konstatojnë ekspertë të Entit të Statistikave në Analizën “Gratë dhe burrat në Maqedoni”. Prej tyre rreth tre për qind janë punëdhënëse, ndërsa 10 për qind, të punësuara në familje, nuk përfitojnë asnjë të ardhur financuare nga puna që bëjnë. Përqindja e femrave që evidentohen si një marrëdhënie pune arrin deri në 33 për qind të numrit të përgjithshëm, ndërsa tek meshkujt, më shumë sesa gjysma e popullsisë së aftë për punë është e punësuar. Nga gjithsej 283 mijë gra të moshës nga 15 deri në 65 vjeç, mbi 80 për qind është e punësuar, rreth 3 për qind prej tyre janë punëdhënëse, ndërsa 10 për qind (mbi 28 mijë) deklarohen si të punësuara pa pagesë brenda familjes. Sipas vendbanimit numri më i madh i femrave të punësuara është nga zonat urbane, mbi 160 mijë, ndërsa nga zonat rurale. Përqindja e punëdhënëseve nga fshati nuk arrin as një për qind, ndërsa puna pa pagesë është tipike për gratë e punësuara në zonat rurale.
“Punësimi në Maqedoni karakterizohet nga një strukturë shumë e pavolitshme gjinore. Si e tillë kjo strukturë nuk ka pësuar asnjë ndryshim për një periudhë të gjatë kohore, para së gjithash për shkak të kushteve të paqëndrueshme ekonomike –sociale në vend dhe mospërputhjeve mes profile të punësimit që janë në dispozicion dhe të atyre që kërkon tregu i punës. Shkalla e punësimit tek gratë (33.8) është shumë më e ulët sesa tek meshkujt (52.3)”, thuhet në analizën e ESHS. Të ndara sipas vendeve të punës përqindja më e madhe e femrave është në ato shërbime që lidhen me shëndetin dhe me sigurimet, financat, arsim, po ashtu edhe në industritë e përpunimit dhe tregti. Më pak femra janë të punësuara në kategoritë Informacione dhe Komunikim, Patundshmëritë, Ushtri, e të tjera. Diferencimi mes femrave dhe meshkujve shihet edhe tek punësimi sipas moshës. Nëse numri i meshkujve të punësuar është i madh edhe pas moshës 55 vjeçare, tek femrat ndodh e kundërta. Të ndara sipas moshës, numri më i madh i atyre që janë në marrëdhënie pune është nga 35 deri në 44 vjeç, ndërsa në gratë e moshës më të re, apo edhe më të vjetër janë në numër më të vogël. Edhe sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit numri i femrave që figurojnë si të papuna në disa qytet është më i madh sesa i meshkujve. Papunësia është më e madhe në rajonin e Shkupit, aty ku papunësia mes femrave (rreth 15 mijë) dhe meshkuj është e barabartë. Papunësia është evidente edhe në qytete si Kumanovë (mbi 4680 femra), Tetovë (1850 femra), Strugë (mbi 1200), Dibër (583) e të tjera. Sipas të dhënave të Agjencisë, numri i femrave që janë aktive në kërkimin e një vendi pune është më i vogël sesa i meshkujve. Kryesisht në kërkim të punës janë ato femra që kanë mbaruar arsimin e lartë, por edhe magjistra dhe doktorë shkencash.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.