Vetëm Maqedonia plotëson kushtet për BE deri 2023-ën

Shkup, 7 nëntor – Një studim i ri që merret me aspektet praktike, juridike dhe teknike të zgjerimit të ardhshëm të BE-së, vjen në përfundim se vetëm Maqedonia mund të përmbush gjitha kriteret për anëtarësim para vitit 2023, shkruan Dojçe Vele. Mes shteteve që shpresojnë në anëtarësim në BE, Maqedonia është me gjasa më të mëdha, thuhet në studimin e profesoreshës Tina Frajburg nga Universiteti Sent Galen të Zvicrës. Studimi, i publikuar në portalin “Euraktiv” ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave gjermane, e që është gjetur edhe në gazetën “Tagesshpigel”.Qëllimi i studimit ka qenë të vërtetohen gjasat e pesë shteteve kandidate: Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Turqi për bashkëngjitjen drejt BE-së para vitit 2050, në bazë të kornizave paraprakisht të vendosura për bashkëngjitje.