Elseid Hysaj mbetet një nga legjionarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Hysaj e ka bërë të qartë dëshirën e tij, pas 4 vitesh te Napoli kërkon të nis një aventurë të re, ky fakt ka bëre që mbi mbrojtësin shqiptar të interesohen shumë klube të ndryshe europiane.
Ditët e fundit u fol për një interesim edhe nga ana e Man.United por “djajtë e kuq” me sa duket e kanë gjetur anësorin e shumë kërkuar, bëhet fjalë për mbrojtësin e Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka. 21-vjeçari anglez pritet ti kushtojë United 67 milion euro.
Duke u rikthyer te Hysaj, e përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo” shkruan se Atletico Madrid është skuadra e vetme e interesuar për shërbimet e Hysaj. Nisur nga ky fakt edhe pretendimet për kartonin e Hysajt nga presidenti De Laurentiis janë ulur ndjeshëm, deri në 20 milionë euro.
Në pritje për të kuptuar nëse palët, Altetico Madrid dhe Napoli, do të bien dakord me vlerën e kartonin, mediat italiane shkruajnë se Hysaj është në pritje të një ofertë nga ana e Juventusit. Anësori shkodran ka shprehur dëshirën e tij për tu bashkuar me Maurico Sarrin në Torino.
Një tjetër legjionar i cili pritet të ndryshoj destinacion këtë verë është dhe Eros Grezda. Sulmuesi kuqezi është kthyer në çështje jo vetëm në përfaqësuese por dhe te skuadra e tij Ranger, ku trajneri Steven Gerrard nuk e ka grumbulluar me ekipin në fazën përgatitore që po e zhvillojnë në Portugali. (BW)