Institucionet e Maqedonisë nuk i kanë përmbushur rekomandimet e GREKO-së. Ndonëse kanë kaluar katër vite që kur Grupi i shteteve kundër korrupsionit i ka propozuar Qeverisë dhe institucioneve vendase përmirësimin e qasjes kundër korrupsionit, megjithatë kjo çështje nuk është marrë me seriozitet nga organet vendase
Omer XHAFERI
Shkup, 10 gusht – Lufta kundër korrupsionit në Maqedoni, është dëshpëruese. Kështu shprehet në raportin vjetor të saj për Maqedoni,Grupi i shteteve kundër korrupsioni (GSHKK), pranë Këshillit Evropian. Nga gjithsej 19 rekomandime që GSHKK-ja i ka dhënë Maqedonisë, institucionet e vendit dhe Qeveria deri më tani i kanë zbatuar vetëm 6 prej tyre. Këto rekomandime organeve vendore nga Këshilli i Evropës i janë dhënë para katër viteve, shkruan gazeta KOHA.
“Në këtë fazë të procesit, performansat dukshëm janë zhgënjyese, ndërsa shteti doemos duhet të ndërmerr aksione konkrete dhe të përqendruar në bazë të rekomandimeve të numërta që i janë dhënë vite më parë”, thuhet në raportin e GSHKK-së, ndryshe i njohur si GREKO.
Kur flitet për çështjen e deputetëve të Parlament, të dhënat në raportin e GREKO-së, thonë se situata nuk ka ndryshuar shumë, me çka asnjë prej rekomandimeve as pjesërisht nuk janë implementuar, me përjashtim të përgatitjes së Kodeksin për sjelljet e deputetëve. Në vërejtjet drejtuar Parlamentit të Maqedonisë, në raportin e fundit GREKO, shprehet se institucioni më i lartë në shtet nuk i ka zhvilluar mekanizmat e brendshëm dhe udhëzim për parandalimin e konflikteve të interesit për pranimin e dhuratave dhe beneficioneve tjera. Grupi i shteteve kundër korrupsionit pranë BE-së, po ashtu thotë se Parlamenti nuk i ka vendosur as rregullat për atë se si anëtarët e tij duhet të komunikojnë me lobistët dhe palët e treta që dëshirojnë të ndikojnë mbi punën e pushteti ligjvënës.
Sa i përket gjykatësve dhe prokurorëve të Maqedonisë, thuhet se Maqedonia ka realizuar përmirësimi pozitiv të kufizuara.”Mirëpo nuk janë plotësuar të gjitha rekomandimet sa i përket çështjes së prokurorëve. Në këtë rast bëhet fjalë për revidimin masave disiplinore për deputet. Institucionet e Maqedonisë nuk kanë arritur të bëjnë definimin e kundërvajtjeve nga njëra anë dhe sigurimin e mekanizmi se shkarkimi i prokurorit nuk do të bëhet, vetëm në ato rast kur seriozisht do të ekzistojë sjellja e pahijshme dhe veprimet e jashtëligjshme”, thonë nga GREKO.
Nga ky trup i Këshillit të Evropës, po ashtu shprehen të kënaqur për ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, cili u plotësuar në dhjetor të vitit 2017 dhe maj të vitit 2018.
Me këto ndryshime mundësohet e drejta e ankesës ndaj vendimeve për emërtime dhe avancime, si dhe për sistemin periodik të vlerësimit të gjykatësve, i cili aksentin kryesor e vendos mbi kriteret kualitative. Ndryshe, në këtë raport GREKO, shpreh keqardhje pse nuk është realizuar zhvillim i mirëfilltë i sistemit të denoncimit të mjeteve dhe interesit, respektivisht pse nuk është mbështetur qasja e balancuar e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. (koha.mk)