Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez ndoshta po kalon një periudhë aspak pozitive në aspektin personal, sepse, nëse Barcelona kryeson bindshëm La Ligan dhe u plasua në fazën e grupeve të Çampionsit, kjo nuk ka ndodhur për ndonjë meritë të veçantë të 30-vjeçarit. Gjatë këtij sezoni, ka mundur ta dërgojë vetëm 3 herë topin në rrjetë në 13 ndeshje në total. Shifra këto aspak të përshtatshme për një sulmues që e ka në ADN golin.
Pas u ble nga Liverpuli në verë të 2014-ës, Suarez mungoi për 2 muaj për shkak të kafshimit që i dha Kielinit, megjithatë e mbylli sezonin me 25 gola të shënuar në 43 ndeshje, dhe duke fituar “tripletën”. Në sezonin pasardhës, statistikat e tij ishin të jashtëzakonshme, pasi shënoi 59 gola në 53 ndeshje gjithsej, ndërsa në sezonin e kaluar u ndal në 37 gola në 51 takime. Shifrat e këtij sezoni janë shumë larg pritshmërive, por, ku i dihet, ndoshta uruguaiani ka menduar “të kafshojë” më vonë.