Bruksel, 1 nëntor 2018 (MIA) – Maqedonia është në mesin e 16-të shteteve prej gjithsej 197 nënshkrueseve të Marrëveshjes së Parisit për klimën, të cilat në tërësi i kanë plotësuar obligimet e kësaj marrëveshje, tregojnë rezultatet e një studimi të ri.
Përveç Maqedonisë, obligimet i kanë plotësuar Algjeria, Kanadaja, Kostarika, Etiopia, Guatemala, Indonezia, Japonia, Malajzia, Mali i Zi, Norvegjia, Papua Guineja e Re, Peruja, Samoa, Singapori dhe Tonga.
“Analizat tona tregojnë se vendet në mënyrë shumë të ngadalësuar i zbatojnë angazhimet e tyre për KPK (Kontributet e Përcaktuara Kombëtare) si qëllime në ligjet dhe politikat kombëtare”, thuhet në raportin e publikuar para ca kohësh.
Zbatimi i Marrëveshjes së Parisit mbështetet me bartjen e obligimeve të cilat i kanë ndërmarrë shtetet në KPK në ligjet dhe politikat e tyre kombëtare, ku definohen qëllimet e kunatifikuara dhe të matshme vendore, i transmeton Euroaktiv disa pjesë të brifingut me rastin e studimit të bërë.
“Duke e pasur parasysh se tashmë ekziston hendek midis qëllimeve në Marrëveshjen e Parisit dhe obligimeve të ndërmarra të vendeve, rekomandohet shtetet ta përforcojnë transparencën e qëllimeve të tyre vijuese siç janë shprehur në ligjet dhe politikat e tyre kombëtare”, sugjerohet në raport.
Studimin “Harmonizimi i qëllimeve klimaterike kombëtare dhe ndërkombëtare” e publikoi Instituti për Hulumtime për ndryshime klimaterike dhe mjedis jetësor Grinham dhe Qendra për hulumtime ekonomike dhe sociale.