Vetëm 13 për qind e grave në vend në hulumtimin e UNICEF-it janë prononcuar se përdorin mjete moderne kontraceptive, vetëm 1,6 për qind përdorin kontracepcion oral, ndërsa dy për qind peceta interuterale. Mbi 17,2 për qind e çifteve do të dëshironin të përdorin, por nuk e dinë se ku të drejtohen dhe as çfarë se do të kishin përdorur. Punët duhet të ndryshojnë në drejtim të asaj s kontracepcioni nuk është vetëm mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar, por edhe realizim i të drejtave, ofrimi i zgjedhjes dhe fuqisë së gruas, tha kryetari i Shoqatës së gjinekologëve dhe obsteritsëve dhe koordinatori kombëtar për shëndet seksual dhe riprodhues, Gligor Tofoski.
Ai shtoi se të dhënat e Institutit për shëndet publik, tregojnë se është shumë e ulët për qindja e grave dhe adoleshentëve të cilët kanë kërkuar këshillën e parë për planifikimin e familjes dhe përdorimin e kontracepcionit. Këtë e kanë bërë vetëm 1,2 për qind e grave në periudhën riprodhuese dhe vetëm një për qind e adoleshentëve.
“Për fat të keq përdorimi i kontracepcionit është shumë i ulët në raport me rajonin gjeografik në të cilin ndodhemi dhe nivelin e zhvillimit të vendit dhe shoqërisë”, tha ai në konferencën për shtyp me rastin e publikimit të Raportit të UNFPA për gjendjen e popullatës në botë i cili titullohet “Punë e pakryer – në kërkim të të drejtave dhe zgjedhjes PËR TË GJITHË”.
Shtoi se që të tejkalohen këto situata të nevojshme janë fushata të vazhdueshme, trajnime të mjekëve familjarë dhe infermiereve, jo vetëm në bazë sociale por edhe të rinjtë dhe adoleshentët, edukimi i djemve…
Të dhënat me të cilat disponon ai kanë treguar se një dollarë e investuar për këtë qëllim, i kursen 1,47 dollarë në sistemin shëndetësor. Kjo, së bashku me testimet dhe skriningët për zbulimin e hershëm të sëmundjeve seksuale, tha, mund t’i kursejë deri në shtatë dollarë.
Ndihmës-përfaqësuesja e Zyrës së UNFPA në vend, Afrodita Shala – Plavjanska, thotë se kontracepcioni është e drejtë e zgjedhjes së gruas, me qëllim që ajo të mund ta planifikojë jetën e saj, por edhe të mbrohet prej sëmundjeve të transmetueshme seksuale.
Ajo tha se duhet të mundësohet edhe realizimi i qëllimeve të projektuara për zero vdekshmëri të nënave por edhe zero për praktikat e dëmshme për dhunën gjinore, martesa të hershme dhe shtatzëni.
Kontracepcioni, thotë menaxherja programuese në Shoqatën HERA – Asociacion i edukimit shëndetësor dhe hulumtimit, Vesna Matevska, në asnjë rast nuk do të thotë zvogëlim i fertilitetit të grave dhe zvogëlim i natalitetit në vend.
Rritja e fuqisë së gruas për zgjedhje riprodhuese, sipas saj, do të thotë se ajo mund të arsimohet, të punojë, të bëjë karrierë, por edhe ta zvogëlojë edhe mundësinë për shtatzëni të paplanifikuara apo të padëshiruara për të cilat fëmijët do të shiheshin si barë dhe pengesë.(koha.mk)