Vetëm 11 vjeç nominohet si aktorja më e mirë në Golden Globes

43

Mund të duket e pabesueshme, por në moshën 11 vjeçe, Helena Zengel fitoi Çmimin Gjerman të Filmit si aktorja më e mirë. Tani ajo është nominuar edhe për Golden Globe.

Ajo është nominuar krahas yjeve të Hollivudit, Jodie Foster dhe Glenn Close për Golden Globe për rolin e saj në filmin me Tom Hanks “Të reja nga bota” (News from the World).

Vitin e kaluar kur sapo kishte mbushur 11 vjeç, Helena u nderua për rolin e saj në filimin “Systemsprenger” me Çmimin Gjerman të Filmit si aktorja më e mirë.

Në një intervistë për stacionin televiziv gjerman RBB ajo tha se “para fillimit të xhirimeve e dija që Tom Hanks ishte aktor, por nuk e dija se sa i famshëm është ai në të vërtetë. Sepse ai bën filma për të rritur dhe unë më parë nuk kisha parë kurrë ndonjë film me të”.