Shkup, 3 shtator – Në Maqedoni ka pabarazi shumë të lartë sa i përket rrogave mujore. Mbi gjysma e të punësuarve në Maqedoni kanë pagë mujore prej 212 euro, ndërsa 1 për qind e të punësuarve në Maqedoni marrin rrogë mujore rreth 42000 euro. Kështu rezulton analiza e fundit të cilën e bëri publike Ministria e Financave në bazë të dhënave të Drejtorisë për të Hyra Publike, shkruan gazeta KOHA. “Mbi 50 për qind e të punësuarve në Maqedoni realizojnë pagë mujore prej 212 euro, 2 për qind e të punësuarve marrin rroga mujore prej 1523 eurove ndërsa1 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve marrin rrogë mujore rreth 4200 euro”, thuhet në analizën e Ministrisë Financave. Analiza e ministrisë së Financave gjithashtu tregon se si e hyrë më e lartë e realizuar në vitin 2016 kap vlerën prej 2.6 milion euro ndërsa 15 perona ka realizuar të hyra vjetore prej 1 milion eurove. Njëherit në vitin 2016 të hyra vjetore në vlerë prej 500 mijë eurove kanë realizuar 66 persona, 283 persona kanë realizuar të hyra vjetore në vlerë prej 200 mijë eurove si dhe 775 persona brenda vitit 2016 kanë realizuar të hyra vjetore në vlerë prej 100 mijë eurove. (koha.mk)