Një burrë në Florida u arrestua pasi shkoi me këmbët e tij në stacionin policor dhe tha se donte të shkonte në burg se kishte shkarkuar video pornografie me fëmijë në telefonin e tij. Cory Hinsch, 24 vjeç u arrestua me 9 nëntor 2018 në Departamentin e Policisë në Pensacola dhe thuhet se pranoi krimet e tij.
Ai iu tha oficerëve që kishte disa video pornografike me fëmijë në telefonin e tij dhe se duhej të arrestohej. Hinch më pas i tregoi oficerit një foto të një vajze të vogël.
Ai u mor në pyetje ku i tha detektivëve se kishte marrë pornografinë e fëmijës nga një “Rrjet i errët”. Gjithashtu iu tha hetuesve se donte të intervistohej pa praninë e një avokati. Hinsch gjithashtu pranoi që hetuesit t’i shkarkonin të dhënat nga celulari i tij. Hinsch u akuzua për dy akuza dhe u lirua nga burgu pasi pagoi një garanci prej 10 mijë dollarësh.