Zlatan Ibrahimovic ka shkuar edhe një hap më afër pavdekshmërisë në futboll, me formacionin e tij më të mirë të të gjitha kohëve në këtë sport.
Emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mungojnë në 11-shën e parapëlqyer të sulmuesit suedez, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Megjithatë, në këtë formacion është një emër shumë i veçantë. Në fakt, ka qenë vetëm një emër që ka marrë vëmendjen – në stilin e paimitueshëm Zlatan – pasi sulmuesi i LA Galaxy e ka vendosur veten në çdo pozitë në fushë.
E mbi të gjitha, ai ka thënë se po mendon ta vendosë veten edhe si trajner të këtij ekipi.