Vespa, një nga simbolet e Made in Italy dhe e “Dolce Vita”-s dhe një nga skuterët më të famshëm dhe të dashur në botë, bëhet elektrike. Versioni i ri i dy-rrotakut do të prodhohet duke filluar nga shtatori në fabrikën e Pontederas, e njëjta ku Vespa ka lindur në pranverën e vitit 1946. Mostrat e para do të jenë të rezervueshme (vetëm online) në fillim të tetorit; çmimi nuk është shpallur ende, por do të jetë në linjë me fundin e lartë të vargut.
Modeli elektrik do të futet gradualisht në treg që nga fundi i tetorit dhe do të arrijë komercializimin e plotë në nëntor, në të njëjtën kohë me ekspozitën e “Milan Eicma 2018”; pastaj do të arrijë në fillim të vitit 2019 Shtetet e Bashkuara dhe Azi.
“Vespa Elettrica”, siç thekson “Piaggio”, do të jetë e gatshme të miratojë në të ardhmen zgjidhjet e ardhshme që janë aktualisht në zhvillim si sisteme të inteligjencës artificiale me sjellje adaptive dhe të ndjeshme ndaj çdo kontributi nga ana e drejtuesit. Këto sisteme, të cilat “Piaggio” është duke studiuar në laboratorin e tij në Boston, do të ndihmojnë në aftësinë e drejtuesit të parashikojnë rreziqet e mundshme, sinjalizime të trafikut dhe të ofrojë alternativa për udhëtim.
Gjenerata e re e mjeteve, gjithashtu do të njohë pronarin pa pasur nevojë për një kyç ose telekomandë, të bashkëveprojë me pajisjet dhe mjetet e tjera në qarkullim dhe do të lejojë një shkallë të lartë të përshtatjes.