Vesna Dameva është kryetarja e re e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Si propozim i vetëm Dameva, në seancën e sotme është votuar me dhjetë vota “pro” dhe një “kundër”.
Zgjedhja e Damevës vjen pasi Pavlina Cërvenkovski dha dorëheqjen e saj të parevokueshme nga posti i kryetares së Këshillit Gjyqësor javën e kaluar, disa muaj para përfundimit të mandatit të saj.
Pas votimit, Loreta Georgieva, anëtare e Këshillit Gjyqësor, kërkoi që votimi të jetë publik me ngritjen e dorës. Pas përsëritjes së procesit të votimit, rezultati ishte sërish i njëjtë. Dhjetë vota “pro” dhe vetëm një “kundër” (Loreta Georgieva) për zgjedhjen e Damevës për kryetare të Këshillit Gjyqësor.
Pozita e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së zgjidhet për një mandat dy vjeçar nga radhët e anëtarëve të këshillit, të cilët i zgjedh Kuvendi.