Presidenti i Milanit, Li Jonghong, pasi ka zbarkuar në aeroportin e Malpensas ka të ndjekur ndeshjen e kuqezinjve ndaj Veronës në kampionat dhe gjithashtu do të ndjek ndeshjen e Juventusit në finalen e Kupës së Italisë, që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje. Ndryshe, me të zbarkuar në aeroport Li është fotografuar, teksa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, paraqitja e së cilës është vënë në shënjestër nga rrjetet sociale, që, si gjithmonë, nuk kanë qenë aspak të mëshirshëm. “Gruaja e Jonghong Li është veshur në errësirë, në minierat e bashkëshortit, nuk ka shpjegim tjetër”, ka qenë një nga komentet. “Aq i pasur është ky Jogurt Li, sa bashkëshortja e tij vishet me mbulesë tavoline”. “Milano moda 2018. Presidenti legjendar Li dhe bashkëshortja”.