Franck Ribery ka tërhequr vëmendjen e mediave mbrëmjen e djeshme, pasi takoi rreperin amerikan Tekashi 6ix9ine, mbrëmjen e djeshme. Ai kishte veshur një kostum Gucci që kushtonte 2090 paund. Sulmuesi francez i dhuroi fanellën e Bayern Munich, reperit të ri Daniel Hernandez, të cilin ky i fundit e kishte veshur. E pranishme ishte edhe vajza 13-vjeçare e yllit të bavarezëve, Hiziya.Bukuroshja mbante të veshur një fanellë të zezë Gucci dhe pantallona të zinj treçerekëshe.
Foton e realizuar, Ribery e publikoi në profilin e tij në “Instagram”, karshi së cilës ka shkruar: Kënaqësi që ju takova vëlla. Mendoj se gjetëm dikë që është më i çmendur se ty”.
Një tjetër foto ka publikuar edhe vajza e tij, karshi së cilës ka shprehur falënderim të veçantë për babanë dhe artistin amerikan. Mirëpo, përveç fotos me rreperin plot me tatuazhe dhe flokë të gjata, ajo çfarë u bëri përshtypje fansave ishte veshja e futbollistit, e cila ishte shumë e shtrenjtë.