Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lider i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se do ta braktis menjëherë funksionin nëse prishet partneriteti me SHBA-të për shkak të refuzimit të kryeministrit Ramush Haradinaj të suspendohen taksat e vendosura ndaj Serbisë dhe BeH-së.
“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-të, do të prishet koalicioni qeveritar dhe unë jap dorëheqje. Do të largohem dhe askush nuk do të mund të më ndalojë. Flasim për partneritet që është me interes vital për Kosovën. Shtet i pavarur dhe sovran mund të ketë vetëm interes nga SHBA-të. Kjo është përgjigja ime definitive”, ka thënë Veseli.
Kjo deklaratë e tij vjen pas kundërshtimit të kryeministrit Haradinaj për pezullimin e taksës 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.(koha.mk)