Me reagim lidhur me dhunën në Parlamentin e Maqedonisë ka dal dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Në një letër drejtuar opinionit, Veseli kërkon që faktori politik në Maqedoni ta ruajë paqen dhe stabilitetin, pasi siç thotë ai, është në interes të të gjithë popujve në rajon. “Jam i shqetësuar me zhvillimet e orëve të fundit në Maqedoni, të cilat po i përcjellim me vëmendje të shtuar. Maqedonia është një shtet mik, që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. I bëjmë thirrje faktorit politik që të ruaj paqen dhe stabilitetin. Është në interesin e të gjithë popujve në rajon që të ruhet stabiliteti si dhe që krizat të zgjidhen me mjete politike”, shprehet kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.