Shkup, 9 gusht – Ferid Veseli ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e futsallit FC Arben Bajrami, e cila nga ky sezon do të garon në elitën e futbollit vendor në futsall. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, njofton gazeta Koha.mk.
“FC Arben Bajrami ka vazhduar me rinovimin e kontratave për lojtarët kyç të sezonit të shkuar. Njëri ndër ta është edhe Ferid Veseli, i cili nuk kursen asgjë kur është në parket. Shkupjani ka vazhduar edhe për një sezon, duke i qëndruar besnik klubit, pasi është pjesë e jona që nga themelimi. Klubi është shumë i kënaqur që ka një lojtar si Feridi në mesin tonë, ndërsa vet lojtari shtoi se është i lumtur që është pjesë e një grupi të lojtarëve siç i ka FC Arben Bajrami. FC Arben Bajrami dhe Ferid Veseli janë të bindur që do t’i arrijmë objektivat për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton gazeta Koha.mk.
Cekim, më herët bashkëpunimin edhe për një vit me FC Arben Bajrami e vazhdoi edhe portieri Besmir Rexhepi, dhe Akif Memishi. Emër i ri në klubin shqiptar është 21 vjeçari Idriz Dardhishta, i cili erdhi nga skuadra e Juventus Serava, ndërsa prej më herët nga klubi njoftuan se kanë arritur marrëveshje me trajnerin Gazmend Hiseini. (koha.mk)