Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e mbajtjes së Konventës solemne të partisë, ka thënë se ndihet krenar për ruajtjen e personave të cilët kanë dhënë kontribut për 20 vite radhazi për PDK-në e Kosovën. Ai ka thënë se ndihet shumë krenar me partinë që po udhëheqë.
“Kemi arritur ti ruajmë njerëzit që për 20 vite kanë kontribuar vazhdishmërisht për PDK-në e Kosovën e na janë bashkuar me mijëra djem e vajza.”
“Jam shumë krenar me partinë tonë. Të gjithë jemi bërë bashkë të bindur se kjo është platforma përmes së cilës mund të kontribuojmë për shtetin tonë. Jam krenar t jem kryetar i juaj, i PDK-së”
“Ashtu siç kam luftuar kundër serbëve, do të luftojmë që ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni nga nepotizmi dhe abuzimet”, tha ai.