Kryeparlamentari Kadri Veseli, edhe njëherë ka përsëritur rëndësinë e partneritet të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veseli ka komentuar takimin e krerëve shtetëror me ambasadorin amrikan Philip Kosnett, me ç’rast tha se kanë orientimin e qartë euro-atlantik.
“SHBA-të janë vetë Kosova. Ne jemi një. Aty ku është Amerika është edhe Kosova dhe anasjelltas. I rëndësishëm është partneriteti me SHBA-të dhe gjithë orientimi im politik është drejt kombit tim dhe fuqizimit të kombit tonë në partneritet me SHBA-të”.
“S’ka sovranitet dhe mbrojtje të territorit të Kosovës pa politika të mençura euroatlantike, pa SHBA-të dhe partnerët tanë perëndimor”.
Veseli këto komente i dha pasi bëri homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, në 22 vjetorin e rënis heroike të Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxha.