Një kompani braziliane ka vendosur të transformojë lagështirën e ajrit të Amazonës në ujë. Ky produkt do të shitet në Europën e pasur kundrejt një çmimi të kripur, një shishë për 70 euro. Sipas kompanisë, procesi i realizimit është i thjeshtë.
Në strukturën e kompanisë mëmë ekziston një sistem që shërben për thithjen e lagështirës, e më pas kondensimin e saj në serbatorë sterilë. Procesi imiton atë që ndodh në natyrë, pra uji kalon nga gjendja e gaztë në të lëngshme pa papërdorur asnjë proces kimik dhe në mënyrë të pastër e në respekt të mjedisit. Kompania ka kapacitet të prodhojë deri në 5 mijë litra në ditë.
Gjithashtu kompania O Amazon Air Water konfirmon se në kuadër të respektit të ambientit do të përdorë vetëm ambalazh në xham, që do të jenë 100% të riciklueshme dhe me tapë të biodegradueshme.
Targeti është klientela e pasur europiane, pasi shishet prej 750 ml me çmim 70 euro, do të shiten vetëm në kontinentin e vjetër. Për vitin e parë kompania braziliane ka parashikuar të arrijë të shesë rreth 6 mln shishe uji që mbërrijnë nga ajri i Amazonës.