Ndihmëssekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel me 13 shtator do të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe me përfaqësues tjerë të lartë për përkrahje të Marrëveshjes së Emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe për përkrahje të referendumit me 30 shtator, njofton Stejt Departamenti,transmeton Portalb.mk.
Miçel në Shkup do të takohet edhe me përfaqësues të partive parlamentare si dhe me përfaqësues të bashkësive të biznesit me të cilët do të diskutojnë dhe do ta shpreh mbështetjen e SHBA-ve për kyçjen e Maqedonisë në familjen perëndimore, thuhet në njoftim.