Verushevski i plotëson kushtet, por nuk do të emërohet drejtor i DSK-së?

Shkup, 13 qershor – Kryeministri Zoran Zaev sot është ftuar në Prokurorinë Publike Speciale, siç ka informuar ai, në cilësinë e të dëmtuarit në rastin të cilin PSP e heton me emrin e koduar “Target”. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me përgjimet, se kush do të ishte drejtori i ri DSK-së, dhe nëse ekziston mundësia Zoran Verushevski të vijë në atë pozitë, Zaev ka thënë se ish-drejtori i këtij institucioni i plotëson të gjitha kushtet, por se për atë, më me rëndësi është që në krye të DSK-së të ishte një ekspert që do të ishte një garanci përkatëse se në Maqedoni shërbimet punojnë përkatësisht. Ai në mënyrë plotësuese, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve, se pse në hetimet e PSP janë përfshirë vetëm njerëz nga VMRO-DPMNE, kryeministri ka potencuar se nëse ekziston indikacion për krim për cilindo në LSDM, ai do të duhet të përgjigjet, por se gjatë 11 viteve të kaluara – ata si parti nuk kanë patur qasje në të hollat publike dhe të udhëheqin me ato. Zaev ka informuar se si i pari mes të barabartëve në Qeveri, do të bëjë çmos që të vazhdojë mandati i PSP-së për të përfunduar detyrën për të cilën është formuar dhe atë të pastrojë me indikacionet për krim që kanë dalë nga bisedat e përgjuara. Në lidhje me mendimin pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publik për shkarkimin e Zvërlevskit, kryeministri Zaev ka përsëritur qëndrimin se mbetet i hapur që në vendin e prokurorit republikan të jetë ekspert nga fusha e drejtësisë.