Max Verstappen me Red Bull pati kohën 1’33”162 në pistën e Sochi, duke qenë më i shpejti sot në përfundim të sesionit të dytë të provave të lira, të vlefshme për Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1. Piloti holandez befasoi të gjithë me paraqitjen e tij, duke lënë pas Charles Leclerc me Ferrari dhe Valtteri Bottas me Mercedes. Vetëm i katërti Lewis Hamilton me Mercedes dhe pas tij u klasifikua Sebastian Vettel me Ferrari. Në këtë pistë, makinat Red Bull dhe Toro Rosso, që përdorin motorin Honda, do të kenë një penalitet me 5 pozicione, për shkak të disa modifikimeve në motor.
Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën, ora 14:00, ndërsa gara e Rusisë do të nisë në orën 13:10, ditën e diel.