Max Verstappen i është rikthyer incidentit të ndodhur ditën e diel në startin e garës së Singaporit, ku ai ishte protagonist së bashku me dy makinat Ferrari. Pas deklaratave të pilotëve të makinës “kokëkuqe” se ishte Verstappen ai që ishte fajtor, ka ardhur replika e pikotit holandez, që tha: “Nëse shihni imazhet, unë jam në mes të dy pilotëve të Ferrarit, nuk shkoja dot as majtas dhe as djathtas. Nuk jam unë fajtor për këtë aksident, por Vettel që mbylli kahun”, tha Verstappen.
Më tej, piloti belg shton: “Nuk është faji im, por i Vettel, që duhej të kërkonte falje për atë lëvizje. por ai as që u penalizua. Ai u fal nga komisarët, pasi nëse do të penalizohej sërish, do të mungonte në garën e ardhshme. Pra, gjithçka ishte si një “loje politike” në Formula 1, për të shpëtuar Vettel. Por kjo nuk është e drejtë”, tha Verstappen, që e mbylli garën e fundit në Singapor, pak metra pas startit, duke mos marrë asnjë pikë edhe pse e nisi atë nga vendi i dytë.