Lumi i fshatit Poroj sërish ka dalur nga shtarti dhe ka vërshuar duke sjellur me vete gurrëz dhe dhe nga lart.Me këtë rast është bllokuar rruga Tetovë-Jazhnicë në këtë fshat. Fatmirësisht nuk ka të lënduar apo viktima gjatë vërshimeve të sotëshme ndërkohë nuk ka edhe të bllokuar vetura. Policia mbante të bllokuar këtë aks rrugor duke u rekomanduar vozitësve që të shfrytëzojnë rrugë alternative për të ardhur në Tetovë dhe njëkohësisht për tu kthyer në fshatrat e komunës së Tearcës.Në vendngjarje kanë dalur ekipet e njësisë së zjarrfikësve të cilët janë duke ndjekur situatën.Poashtu sipas raportimeve bëhet e ditur se ëhstë dëmtuar edhe një urë në fshatin Poroj.Banorët e këtyre fshatrave gjithnjë me ankth i përjetojnë këto ngjarje sidomos pas vërshimeve katastrofale të vitit 2015. Në vendngjarje ende nuk janë parë zyrtarë të pushtetit lokal dhe atij qendror. Në ndërkohë ende zyrtarisht nuk ka informata nga institucionet shtetërore për dëmet që janë shkaktuar në vërshimet e sotme të Lumit në fshatin Poroj.