Vërshohet qyteti i Negotinës, lumi del nga shtrati

Negotinë, 19 qershor – Stuhia që goditi Maqedoninë gjatë pasdites ka shkaktuar probleme në disa qytete. Në Negotinë përsëri janë përmbysur rrugët.

Lumi i Negotinës përsëri ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbysje në rrugën kryesore, duke dëmtuar disa makina.

Rruga kryesore “Marshall Tito” është e përmbysur, ndërsa rryma është në ndërprerje të vazhdueshme për shkak të motit të ligë.(koha.mk)