Shkup, 11 janar – Sot në mëngjes në ndërtesën e Radiotelevizionit të Maqedonisë për shkak të rrjedhjes së ujit është paraqitur shqetësim dhe panik tek të punësuarit. Uji rrjedh nëpër ndërtesë nga gypat e ngrirë dhe të plasur nga katet e sipërme nëpër shkallë. Në ndërtesë punon vetëm një ashensor dhe është shkaktuar tollovi për shkak se në ndërtesë janë të vendosura një numër i madh i institucioneve shtetërore, transmeton koha.mk
Para ndërtesës është parkuar edhe makina e zjarrfikësve për çfarëdo rasti që të mos vij deri te zjarri, pasi që nuk duhet ku mund të depërtojë uji, transmeton Dosie.mk