Si pasojë e intensitetit të lartë rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq – Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit. Aksi Fushë Krujë – Laç kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë – Krujë ka dalë lumi në rrugë. Rruga e Ndroqit për në Durrës tani është drejt bllokimit për shkak të ujit që po bllokon rrugën në disa pika. Të dyja krahët e autostradës Tiranë – Durrës janë të pa kalueshme. Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës – Vorë – Rinas – Laknas – Kamëz. Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtësisht me Emergjencat Civile, Ushtrinë, Zjarrãkësit dhe ARRSH për të menaxhuar situatën