Reshjet e rrëmbyeshme që natën e kaluar i kanë përfshirë pjesët jugore të Bosnje e Hercegovinës, shkaktuan vërshime në shumë objekte banesore dhe industriale, si dhe ndërprerje të komunikacionit në rajonin e qytetit Mostar.
Sipas Qendrës operative për mbrojtje civile të Kantonit të Hercegnovit-Neretvas, janë vërshuar objekte në lagjet e Mostarit, Bakina Luka dhe Vojno, si dhe në vendin Dretela në komunën Çaplina. Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme dhe sasisë së ujit në rrugë që nga mëngjesi në ndërprerje është komunikacioni në disa akse rrugore në qarkun e Mostarit, ndërsa janë regjistruar edhe shembje të shkëmbinjve dhe rrëshqitje dheu në disa rrugë lokale.