Banorëve në jugperëndim dhe veri të Anglisë iu është thënë të jenë të përgatitur pasi moti i keq do të vazhdojë deri të martën.
Të reshurat dhe erërat e stuhishme do të vazhdojnë ta godasin Britaninë në prag të stuhisë Angus, duke sjellë rrezik të mëtejshëm për përmbytje.
Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar banorët në jugperëndim dhe veri të Anglisë për tu përgatitur pasi që moti i keq do vijë, transmeton lajmi.net.
Në disa rrugë banorët u zgjuan të bllokuar nga uji ndërsa edhe makinat iu kishin fundosur. Si pasojë e reshjeve të mëdha edhe rrjeti hekurudhor mes Bristol Parkway dhe Swindon është mbyllur.
Shi i rrëmbyeshëm është parashikuar edhe për shumë pjesë tjera të Anglisë gjatë 36 orëve të ardhshme.