Romë, 28 korrik – Italinë veriore e kaploi mot I lig ekstrem, ndërsa stuhia e përfshiu edhe Liqenin Komo, I cili është destinacion mjaft i njohur turistik.
Në video e cila publikohet në rrjetet sociale shihet se si lumi prej balte me fuqi të madhe i vërshon rrugët.
Disa dhjetëra njerëz, sipas informatave të kapshme deri më tani, janë evakuuar pasi që vendet rreth liqenit u goditën nga shembje dhe vërshime.
Vërshimet vijnë pas zjarreve që e shkatërruan Italinë jugore gjatë fundjavës, ndërkaq ishin posaçërisht shkatërrimtare në Sardenja.