Marco Verratti njoftohet se ka rënë dakord për një kontratë të re me Paris Saint-Germain me vlerë prej 10 milionë euro për sezon. Sipas Paris United, 26-vjeçari do të nënshkruajë kontratë me PSG deri në qershor të vitit 2024, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA.
Verratti ka vënë në dukje problemet e tij të lëndimeve – por PSG janë të gatshëm t’i japin atij mbi 10 milion euro për sezon.
Ai u bashkua me Paris Saint-Germain nga ekipi i Serie B, Pescara për 12 milion euro në korrik të vitit 2012.
Për Marco Verrattin në të kaluarën kishte shprehur interesim edhe skuadra e Barcelonës, mirëpo PSG nuk ka lejuar largimin e tij.