Juan Sebastian Veron rikthehet në futboll në moshën 41 vjeçare pasi ka nënshkruar zyrtarisht për Estudiantes, dy vite pasi kishte varur këpucët në gozhdë. Ish-lojtari i Manchester United dhe Argjentinës doli në pension në 2014 për t’u bërë pronari i klubit të fëmijërisë, pasi kishte luajtur 73 ndeshje me përfaqësuesen, teksa veshi edhe fanellën e Chelsea, Inter dhe Lazio. Veron kishte premtuar të luante në Copa Libertadores 2017 nëse mbështetësit do të blinin 65% të biletave të stadiumit të ri të klubit dhe tani e ka mbajtur premtimin. Ai ka nënshkruar një kontratë 18 mujore, që do të thotë se do të jetë 43 vjeç kur të skadojë kontrata. Ai do të paguhet një rrogë minimale, e cila do të dhurohet drejt repartit zhvillues të klubit. Ndeshja e parë e rikthimit do të jetë kundër Bayer Leverkusen në Florida Cup më 8 janar të vitit tjetër pas ka kaluar muajt e fundit duke riaftësuar kondicionin fizik. “Ai na tha se donte të rikthehej si lojtar në janar,” shprehet mesfushori Israel Damonte për La Oral Deportivo muajin e kaluar. “Që prej janarit do të luajë në kampionat dhe Copa Libertadores.”