Serbët që jetojnë në veri të Kosovës, në veturat e tyre vazhdojnë të mbajnë ende targat ilegale serbe me iniciale të qyteteve të Kosovës (KM, PR etj), pastaj targa të qyteteve të Serbisë, por ka edhe vetura të shumta që janë pa targa fare
Megjithëse vite më parë institucionet patën nisur konfiskimin e targave serbe në atë pjesë, qytetarët e komunitetit serb ende nuk përdorin targa të Republikës Kosovës për automjetet e tyre.
Këtë e tregon edhe numri i veturave të regjistruara nga qytetarët që jetojnë në këtë pjesë.
Në një prononcim për Indeksonline, Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se gjatë vitit 2017 vetëm në komunën Mitrovica Veriore, automjete të regjistruara, vazhduara, riregjistruara brenda vitit 2017 kanë qenë 552.