Verifikohet mandati i deputetit Rubin Zemon

Shkup, 9 janar – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 75-të e verifikoi mandatin e deputetit Rubin Zemon.

Nga gjithsej 97 deputetë të pranishëm në sallën e kuvendit “për” verifikimin e mandatit të Zemonit votuan 78 deputetë, me çka raporti dhe propozimi i Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, u miratua.

Rubin Zemon vjen në vendin e koordinuesit të deritanishëm të grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomislav Tuntev, i cili u emërua për drejtor të përgjithshëm të Agjencisë për fluturime civile dhe ajrore,

Kuvendi në seancën e sotme i miratoi edhe Propozim vendimin për ndryshim të Vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetje e vendosur”, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe Propozim vendimin për ndryshim të Vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetje e vendosur” në Republikën islamike të Afganistanit.