Omer XHAFERI
Shkup, 26 janar – Vërtetimi i ekzistimit të marrëveshjes për shitblerje dhe plotësimi i saj është njëra prej kontesteve më të shpeshta gjyqësorë që zhvillohet para Gjykatës Civile në Shkup, shkruan gazeta KOHA. Në mesin e kontesteve tjera civile që burojnë nga realizimi i Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje (LTOL), janë edhe kontestet për verifikimin e pronësisë deri në legalizim apo rrënimin e tyre që nuk posedojnë leje. Këto informacioni i ka për publike për opinionin gjykatësi Lubica Koliq, në tryezën e fundit që u realizua në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve, me temë “Lloji dhe përmbajtja e padive për mbrojtjen e të drejtave që burojnë nga procedura për vërtetimin e statusit juridik të objekteve që janë ndërtuar pa leje”.
Krahas këtyre kontesteve, gjykatësi Koliq, i punësuar në Gjykatën Civile të Shkupit, ka thënë se ekzistojnë edhe konteste për përcaktimin e të drejtës më të fortë për realizimin e procedurës, me qëllim konstatimin e statusit juridik të objektit të ngritur pa leje. ” Gjithashtu në gjykatën tonë zhvillohen konteste për përcaktimin e të drejtës së shfrytëzimit të tokës ndërtimore mbi baza të marrëveshjes për transferim të së drejtës për shfrytëzim, të cilëve ju mungon forma ligjore apo atyre që janë nënshkruar në periudhë kur ka qenë e ndaluar tregtia me tokë të nacionalizuar, me çka përfshihen edhe marrëveshjet e shitblerjes së objekteve të ndërtuara pa dhënien e lejes për ndërtim”, thotë gjykatësi Koliq.
Pjesë e këtij debati ishte edhe profesoresha universitare, Rodna Zhivkovska, e cila në opinion njihet si njëra prej ideatorëve të Ligjit për legalizim të objekteve pa leje, i njohur ndryshe si “Një euro për një metër katror”. Duke e prezantuar punimin shkencor që profesoresha Zhivkoska, me titull “Legalizimi i objekteve pa leje në sistemin juridik të RM-së”, ajo sqaroi edhe mënyrën se si iniciohet procedura ligjore për verifikimin e statusit juridik të objektit pa leje. ”Procedura për verifikimin e statusit juridik të një objekti pa leje, paraqet proces administrativ dhe iniciohet me kërkesë të poseduesit të ndërtimit pa leje. Ndërsa verifikimi i këtij statusi bëhet me vendim të cilin e sjell organi përkatës pasi të ketë kryer inspektim në vendngjarje, me çka do të miraton leje urbanizmi (në rast të përmbushjes së kushteve të parapara me ligj) dhe do të përpilon një konstatim për pagesën e pjesës së mbetur. Vendimi i ndarë është bazë për shënimin e të drejtës së pronës së objekti në kadastrën e patundshmërive”, sqaroi profesoresha Zhivkovska, njëherit eksperte e të drejtës sendore dhe asaj civile. Menaxhimi i objekte të ndërtuara në toka bujqësore, gjegjësisht legalizimi i tyre është rregulluar me Ligjin për tokë bujqësore në vitin 2007, respektivisht dispozitat ligjore që pësuan ndryshime në vitin 2011 dhe 2012. Lëndë e këtyre verifikimeve, siç thuhet në këtë ligj mund të jenë objekte ndihmese, objektet për përpunime primare të prodhimeve bujqësore dhe oranzherive. Njëherit objektit e këtij lloji të fundit mund të konfirmohet me leje për verifikim, në rast të plotësimit të kushteve ligjore dhe pagesës së kompensimit.
Ndryshe, ditë më parë nga Agjencioni për kadastra të Maqedonisë, njoftoi se nga përbërja e ardhme qeveritare do të kërkojnë vazhdimin e afatit për dorëzimin e elaborateve për legalizim të objekteve pa leje, për arsye se deri në fund të vitit të kaluar nuk janë dorëzuar rreth 15 mijë elaborate nga gjeodetët. Me këtë proces që filloi në vitin 2011, deri më sot në Maqedoni janë legalizuar 170 mijë objekte.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.