Bruksel, 11 shkurt – Deputeti në Parlamentin Evropian dhe ish-lider i Aleancës së liberalëve dhe demokratëve për Evropë (ALDE) Gi Verhofstad në Tuiter shkroi se kryeministri hungarez Viktor Orban duhet të ndërpresë me financimin e forcave të cilat janë kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni.
“Viktor Orban financon forca anti-BE dhe anti-NATO në Slloveni dhe Maqedoninë e Veriut. Ka ardhur koha që kjo të ndërpritet”, shkroi Verhofstad.
Ky qëndrim i eurodeputetit vjen pas tekstit në portalin “Necenzurirano”, se media në Slloveni dhe Maqedoninë e Veriut financohen nga të holla të kompanive që cilat janë të afërta me partinë Fidez të kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Sot edhe policia sllovene konfirmoi se Byroja kombëtare për hetime po zhvillon procedure para-hetimore për mënyrën në të cilën financohen media të caktuara në vend.(koha.mk)