Bruksel, 26 mars – Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian për Brekzitin, Gi Verhofshtat deklaroi se jemi dëshmitarë të “momentit të revoltës së vërtetë” për shkak të Brekzitit në Britaninë e Madhe, ku më shumë se pesë milionë njerëz nënshkruan onlajn peticion për tërheqje të vendimit për Brekzitin, ndërsa miliona njerëz në rrugët kërkuan qëndrim në BE.
Verhofshtat theksoi se ndjehet jashtëzakonisht i inkurajuar nga fakti se votimi në Dhomën e Poshtme në Londër mundësoi që Parlamenti të ndërmerr kontroll më të madhe mbi procesin e bllokuar për Brekzitin dhe shtroi rrugë për seri votimesh gjatë kësaj jave, që do të mundësonte ta rrisë mënyrë dramatike ta ndryshojë kursin e largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni.
“Tani është e mundur që të punohet në Britaninë e Madhe në aleancë shumë partiake, i cili, shpresoj, do të sjellë deri në propozim që do ta mbështesë shumicën në Uestminster”, deklaroi Verhofshtat. (koha.mk)