Shkup, 30 tetor – Verërat nga Maqedonia javën e kaluar u prezantuan në promovime në SHBA dhe Singapor, ndërsa në fillim të nëntorit do të promovohen në Danimarkë. Prezantimi i verërave është në organizim të Ministrisë së Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në bashkëpunim me shoqatën Verëra nga Maqedonia. Ngjarjet promovuese në në SHBA u mbajtën në Nju-Jork, Nju-Xhersi dhe Çikago. U prezantuar verërat e “Tikvesh”-it, “Stobi”-i, “Dalvina”-s, “Bovin”-it, “kamnik”-ut, “Popov”-it dhe “Ezsimit”-it para distributorëve, importuesve, HOREKA dhe blerës profesionalë të verës në tregun në SHBA.
Edhe sivjet gjatë prezantimit të verërave theks i veçantë është vendosur në llojin “Vranec”, si reprezent më i madh i verërave nga Maqedonia dhe u organizua Masterklas prezantim për “Vranec”-in që e udhëhoqi somelieri i verërave me renome Roxher Bisel. Ngjarjet promovuese edhe sivjet financiarisht janë mbështetur nga MBPEU përmes programit për mbështetje të zhvillimit rural për vitin 2018. Në kumtesën nga shoqata thuhet se këto ngjarje në SHBA që në vazhdimësi organizohen gjashtë vitet e fundit kontribuuan për hyrje graduale në tregun të më shumë bodrumeve të verërave nga Maqedonia dhe janë me rëndësi të posaçme edhe për ndërtim të njohjes së verërave të Maqedonisë në këtë treg, ndërsa me këtë sigurim të hyrjes dhe pjesë më të madhe në treg.
Tregu i SHBA-së është importuesi më i madh i verërave internacionale që përfshin 17,2 për qind nga importi i përgjithshëm i verërave në botë me vlerë prej 6,2 miliardë dollarë amerikanë, me ç’rast është vlerësuar edhe si një nga tregjet me potencial më të madh për verën nga Maqedonia dhe eksporti i bodrumeve të verërave nga Maqedonia në këtë treg çdo vit shumëfish po rritet. Sipas të dhënave për eksport, një shishe verë nga Maqedonia në këtë treg arrin çmimin mesatar më të madh eksportues për njësi prodhimi (4,1 euro për 0,75 l) dhe ku realizohen të ardhura të përgjithshme devizore deri në 800.000 euro.
Ngjarjet promovuese të verës nga Maqedonia në Singapor nën sloganin “Pasuria nga bota e vjetër” ishin të dedikuara në mënyrë të posaçme për promovim të verërave nga Maqedonia, ku vizitorët kishin mundësi t’i degustojnë verërat më cilësore nga më shumë bodrume të verëra nga Maqedonia.
Në promovim morën pjesë somelierë dhe përfaqësues nga distributorët më të mëdhenj të verës nga Azia, që paraqet mundësi e mirë për hapje të tregjeve të reja dhe rritje të eksportit të verërave nga Maqedonia. Singapori është një nga vendet më të zhvilluara në borë me vlerë importuese të verës prej 250 milionë euro në vit.
Qëllimi i këtyre ngjarjeve promovuese është ndërtimi i njohjes së verës nga Maqedonia dhe realizim të kontakteve me importues potencial dhe distributorë me qëllim të eksportit më të madh të verës nga Maqedonia në këto tregje dhe pikërisht mbështetja dhe organizimi i këtyre ngjarjeve promovuese japin rezultate pozitive në pjesën e ndërtimit të brendit dhe imazhit të verës nga Maqedonia.