Vera Ora tregon sa krenare ndihet me Ritën për aktivitetet e saj humanitare në Kosovë

Vera Ora ndihet shumë krenare që Rita Ora nuk e ka harruar Kosovën e përveq muzikës po e ndihmon edhe me aktivitete humanitare.

Këngëtarja me famë botërore është duke qëndruar aktualisht në Kosovë dhe do të ketë disa aktivitete humanitare lidhur me viktimat e luftës në Kosovë, transmeton Koha Ditor.

“Duke i dhënë mbështetje UNICEF-it britanik dhe Rita Orës gjatë përkushtimit të tyre për të ndihmuar fëmijët. Jam shumë krenar me Ritën që po gjen kohë, gjatë turneut të saj të ngarkuar, që ta vizitojë Kosovën”, ka shkruar Vera Ora, nëna e Ritës, në Instagram.