Shkup, 20 qershor – Edicioni i 38-të i “Verës së Shkupit” këtë vit do të hapet me tingujt e muzikantit dhe kompozitorit turk, Ömar Faruk Tekbilek, ndërsa një dit më pas para publikut të Shkupit do të paraqitet rok grupi slloven “Lanči Franz”. Organizatorët e këtij festivali njoftuan se “Vera e Shkupit 2017” do të fillojë më 21 qershor dhe artdashësit deri më 31 korrik do të kenë mundësi të ndjekin ngjarje të ndryshme, të tilla si ekspozita, shfaqje teatrale dhe koncerte në të cilat do të shfaqen emra të njohur në fushën e muzikës. Mbrëmjen e të mërkurës, më 21 qershor, do të mbahet hapja solemne e këtij festivali tradicional me koncertin e Ömar Faruk Tekbilek, ardhja e të cilët është mundësuar me ndihmën e Qendrës Kulturore “Yunus Emre” – Shkup. Ömar Faruk Tekbilek aktualisht vepron në SHBA. Ai luan me instrumente tradicionale, të tilla si flauta, zurla dhe disa instrumente tjera shpirtërore. Mirko Stefanovski nga Drejtoria për Kulturë dhe Art, tha se me ngjarje të këtilla synojnë të lënë gjurmë në kulturën e qytetit. Në lidhje me muzikantin turk, i cili do të performojë në këtë festival, theksoi se ai është një person i shquar, i cili jo vetëm me muzikën e tij, por edhe me personalitetin dhe intelektualitetin e tij do t’i vulosë vitet e ardhshme në qytet. “Ne jemi shumë me fat që patëm mundësi t’i mirëpresim qindra e qindra artistë në qytetin tonë. Mendoj se jo rastësisht ceremoninë e hapjes ia besojmë muzikantit Ömar Faruk Tekbilek”, u shpreh Stefanovski. Ndërkaq, Ömar Faruk Tekbilek theksoi se është kënaqësi për të që i është dhënë mundësia të marrë pjesë në këtë festival. “Unë si muzikant gjithmonë besoj, kështu që në jetën time pashë se muzika dhe vallja janë faktorët më të bukur që i afrojnë njerëzit dhe i ndihmojnë për të kuptuar në thellësi të gjithë”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, bëri të ditur se ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit Qyteti i Shkupit është mbështetës dhe udhëheqës i organizimit të këtij manifestimi. “Shpresoj që këtë të jetë edhe më i shkëlqyer se viteve të kaluara”, theksoi ai. Festivali “Vera e Shkupit 2017” organizohet nga Drejtoria për Kulturë dhe Art – Shkup, nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe Qytetit të Shkupit. Ky manifestimi tradicional, i cili ofron një program të pasur me shumë ngjarje nga segmente të ndryshme të kulturës zgjat 40 ditë. Ngjarjet kulturore në këtë manifestim prezantohen nga interpretues vendor, si dhe nga vende të huaja nga Ballkani dhe më gjerë.