Vera është konsideruar si një prej pijeve më të shëndetshme alkoolike e cila prodhohet nga fermentimi i rrushit. Konsumimi me masë i kësaj pije ka ndikim pozitiv në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Një gotë me verë të kuqe përmban sasi të lartë antioksidantësh. Studimet kanë treguar se vera e kuqe e pasur me flavonoide është më e mira për shëndetin.Flavonoidet janë të njohura për cilësitë e tyre antioksiduese dhe ndihmojnë trupin tu rezistojë viruseve apo qelizave kancerogjene.
Vera e kuqe përmban gjithashtu antioksidantë të tjerë që ndihmojnë trupin tu rezistojë tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Një gotë verë në ditë është e shëndetshme për zemrën. Megjithatë Vera nuk u këshillohet grave shtatzëna apo atyre që kanë fëmijë në gji, si dhe fëmijëve në moshë të vogël.
Vera është e këshillueshme për personat që vuajnë nga anoreksia.