Meksika fitoi ndeshjen e parë kundër kampionëve të botës në fuqi, Gjermanisë, pas golit të vetëm, të shënuar nga Lozano. Siç duket veprimi i meksikanes, prezantuese e motit , Yanet Garcia e ka dhënë efektin e menjëhershëm, duke sjellë fitore që në ndeshjen e parë, pikërisht ndaj një pretendenti si Gjermania. Para nisjes së Botërorit kolegët e saj në televizion i dhanë nga një shqelm në të pasme, me vetë miratimin e Yanet, kjo me qëllimin për t’i dhënë sa më shumë fat Meksikës, dhe duket se ia dolën, të paktën deri tani. Sidoqoftë ajo vazhdon mbështetjen e pakushtëzuar për kombëtaren e saj, këtë e tregon edhe në profilin e vet në Instagram, ku pas fitores ndaj “Panzerave” postoi një video ku shkroi: “Historike! Rroftë Meksika”, ndërsa në dorë mbante flamurin meksikan dhe në kokë një kapele në stil rus.