Trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho është lavdëruar për shkak se dërgoi një letër te një tifoz i sëmurë i Spurs. Mourinho e bëri këtë pasi dëgjoi se John Kessler, një tifoz londinez, që ka probleme serioze me shëndetin, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha. Dhe letra e portugezit nënkuptoi ‘botën’ për Kessler, sipas shokut të tifozit të cilët e lavdëruan Mourinhon për këtë veprim në rrjetet sociale.
“Dua t’i falënderohem Mourinhos dhe Tottenhamit, i cili pas disa ditësh që erdhi te klubi, dërgoi këtë letër te një shok i imi i cili është shumë i sëmurë”, ka shkruar ai.
Në letrën e Mourinhos, të postuar nga shoku i Kessler në rrjetet sociale, lexohet: “I dashur John, më vjen shumë keq pasi mora vesh se nuk jeni mirë në kohët e fundit. E shfrytëzoj rastin t’iu uroj më të mirat”.