TË TYMOSNI NJË CIGARE. Nëse jeni duhanpirës e kuptoni mirë se sa shijon një cigare pas ushqimit, por nuk duhet ta bëni! Duhet të prisni, të paktën, për dy orë pasi keni mbaruar së ngrëni. Sipas studimeve, të pish një cigare menjëherë pas ushqimit është njësoj sikur të kishe pirë 10, menjëherë, shkruan Living.
TË HANI FRUTA. Frutat duhet të hahen përpara ushqimit, jo pas. Sheqeri natyral i tyre kërkon më tepër kohë të përthithet duke e bërë punën e metabolizmit dy herë më të vështirë.
TË FLINI. Nuk është e thënë të flini, qoftë edhe të shtriheni për pak, gjë që e bëjnë miliona njerëz në botë, nuk është mirë! Ata që shtrihen pasi janë ushqyer janë më të rrezikuar ndaj goditjeve në zemër.
TË BËNI DUSH. Gjëja më e rrezikshme që mund të bëni pas ushqimit është pikërisht dushi! Uji i nxehtë do të rris presionin e gjakut në gjymtyrë dhe do ta ulë atë në stomak duke e bërë tretjen të pamundur.
TË PINI ÇAJ. Mund të jenë të shëndetshëm, por më mirë prisni edhe pak sepse çaji mund të ndërhyjë në përthithjen e hekurit nga organizmi. Meqenëse çaji përmban acid tanik, mund të ndodh ngurtësimi hekurit dhe proteinave të tjera të ushqimit që sapo kemi marrë.