Vozitësi i njohur i Formula 1 Michael Schumacher, që nga aksidenti i vitit 2013, nga e cila ka marr shumë lëndime, është në privatësi të madhe. Familje e tij bën gjithçka që të mbajnë larg jetës publike, kështu që askush nuk di asgjë për gjendjen e tij shëndetësore, transmeton gazetametro.net. Fansat e Schumacher janë të hidhëruar për këtë sjellje të familjes së kampionit të shtatëfishtë ë Formula 1.
Hidhërim më të madh ka bërë një postim në profilin e tij, me fotografi të cilat janë shkrepur para aksidentit të vitit 2013. Michael ka pasur pozuar më revistën e njohur GQ Germany. Një hap i tillë ka shkaktuar një numër të madh të komenteve negative nga fansat të cilët në fakt presin postime rreth gjendjes së tij shëndetësore.
“ Nuk e kuptojmë familjen e tij që postojnë fotografi të tilla, dhe asgjë nuk po bëjnë publike për gjendjen e tij shëndetësore”, është njëri nga komentet e fansave. “Fansat duhen të jenë të informuar se si është ai. Ai është njeri publik dhe ka shumë fansa”, shkruan një tjetër fans i tij. “Gjithmonë e kam dashur Michael dhe jam shumë i mërzitur që nuk di asgjë në lidhje me të”. “Pa marrë parasysh a vuan a jo, ajo është një agoni e madhe, ndërsa ne kemi të drejtë të dimë”, ka shkruar një tjetër komentues