Italia për herë të parë do të luajë një ndeshje zyrtare në Shqipëri, bën të ditur SYRI.net.
Përfaqësuesja italiane e futbollit ndodhet tashmë në Shkodër, ku nesër në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luajë me kuqezinjtë ndeshjen e fundit të Grupit G eliminator të Botërorit “rusi 2018”.
Trajneri i “axurrëve”, Gian Piero Ventura, ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur për sfidën me kuqezinjtë.
“Gjendja e ekipit është e mirë, por duhet të kemi kujdes nga Shqipëria. Nuk duhet të bëjmë gabimin e pjesës së dytë me Maqedoninë”, tha Ventura.