Shkup, 18 dhjetor – Neokirurgu Venko Filipçe, i cili për momentin është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, konfirmuan për MIA-n burime qeveritare. Me këtë, pas pauzës dymujore, do të plotësohet vendi i zbrazët pas tërheqjes së Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët. Taravari e braktisi funksionin për shkak të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, në të cilat u zgjodh kryetar i komunës së Gostivarit. Pritet që Qeveria ra dorëzojë propozimin deri te Kuvendi së bashku me propozimet për vendet e tjera të zbrazëta për ministër pa resor dhe zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.