Arsenali ka konfirmuar se Vengeri do të largohet nga “Topçinjtë” në fund të sezonit aktual. Arsen Venger do të largohet nga Arsenali pas 22 vjetëve, ndërsa lajmin e ka konfirmuar klubi në sajtin zyrtar. Ndryshe, Venger ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pran gjatë këtyre viteve.
“Pas diskutimeve me klubin, ndjeva se është momenti i duhur për t’u larguar në fund të sezonit. I jam mirënjohës që kam pasur privilegjin të shërbej për këtë klub për shumë vite. E kam menaxhuar me përkushtim. Dua të falënderoj stafin, lojtarët drejtorët dhe tifozët që e bënë special këtë klub. I kërkoj tifozëve që të qëndrojnë pas skuadrës për të përfunduar sa më mirë. Për gjithë tifozët e Arsenalit, kujdesuni për vlerën ë këtij klubi”, ka thënë Venger.